займ на карту онлайн потребительский кредит

“Un’ati” -“I’Father” me premierë botërore në All Lights India International Film Festival

23 Nëntor, 2018 - 10:54 pm

“Un’ati” -“I’Father” me regji të Mark Norfolk do të prezantohet në All Lights India International Film Festival që do të mbahet në Indi, prej 1 deri më 4 dhjetor, shkruan KultPlus.

Filmi është në konkurrencë zyrtare, i cili është realizuar në Kosovë me produksionin FilmaKS, themeluar nga aktorja dhe producentja Makfire Miftari.

Filmi “Un’ati” -“I’Father” është film i metrazhit të gjatë i realizuar në Kosovë me ekipë kosovare. Kjo do të jetë premierë botërore e këtij filmi të realizuar në Kosovë në vitin 2018.

Filmi “Un’ Ati” është një dramë serioze që trajton një nga temat më të ndjeshme dhe më të debatuara në vend, atë të luftës dhe konsekuencave të saj, mbi transicionin dhe shoqërinë, por edhe mbi zakonet dhe kodet. Ajo që më herët kishte qenë një pjesë e e arrirë për skenat teatrore dhe zhvilluar në një koncept dramaturgjik pas një pune të palodhshme e të gjatë reprizash me aktorë, nga teatri, ky rrëfim ishte ngjitur në ekran filmi. Regjisori i filmit, kineasti dhe regjisori Mark Norfolk kishte mbledhur aktorët dhe nga mizanskena i kishte mbartur ata të gjithë, në një version virtual duke i ndërthurur raportet e tyre në një skemë kompozicionale për film.

Ai, filmin e tij e quan një përshtatje nga drama e famshme “Hamlet” e William Shakespear-it, madje kapitujt brenda filmit mbarojnë figurativisht, dhe rinisin po aq letrarisht, duke përfshirë nga një citat, kur një sfond gjethesh fërfëllon nën ndikimin e erës.

Role të bukur, madje, të dyfishtë, duke qenë si protagonist dhe antagonist njëherësh, luan Besim Ajeti, i cili nga njëra anë portretizon të jatin, e nga ana tjetër, të ungjin e Hektorit. Marigona është Makfire Miftari apo Gertruda, por gjithashtu role të çmueshme në film luajnë edhe Ekrem Sopi si Jozefi dhe Florentina Ademi si Irma. Në film gjithashtu shquhen edhe Alban Shahiqi, Anzotika Ajeti, por edhe vetë Hektori si Hamleti, Alban Goranci.

“Un’ Ati” ka një kolanë zanore origjinale dhe mbresëlënëse, por të begatuar me melodi nga repertori i muzikës qytetare disa prej të cilave melodi interpretohen nga aktorët./KultPlus.com

Të ngjajshme