“Unë nuk fitova asnjëherë ndonjë çmim Oskar, por as çmimet Oskar nuk e fituan asnjëherë Irenë Papasin”

3 Shtator, 2019 - 10:00 pm

Irenë Papas është aktore greke me prejardhje arvanitase, aktive në më shumë se 70 filma gjatë karrierës në pesëdhjetë vjet.

E njohur në rolet përkrah Bekim Fehmiut si mbretëresha e Itakës Penelopa në filmin Odisea (L’Odissea) (1968) dhe me Anthony Quinn në filmin Zorba the Greek (1964) në petkun e vejushës së bukur.

Ajo lindi si Irini Lelekou, e bija e një shqiptari e nje grekeje, ndoshta edhe ajo me prejardhje shqiptare, me prejardhje nga Epiri, Talentin e Irenës e zbuloi Elia Kazan.

Irena aktroi Helenën e Trojes në filmin Trojanket, së bashku me Katharine Hepburn. Aktroi edhe femra të tjera nga Mitologjia greke, si Klitemnesten në filmin Ifigenija, Elekten në Elektri, Antigonen në Antigona, etj.

Lajmërohet edhe si mbretëresha Katarina Aragonska në filmin Anne of the Thousand Days , pastaj në filmin Muhamedi, i dërguari i Perëndisë.

Ndërsa filmat më të njohur të saj janë Zorba the Greek dhe Z.

Papas ishte gruaja e Alkisa Papasit dhe e dashura e Marlona Brandos.

Meqë nuk arriti ta fitojë asnjëherë cmimin “Oskar” ajo u shpreh:

“Unë nuk fitova asnjëherë ndonjë çmim Oskar… por as çmimet Oskar nuk e fituan asnjëherë Irenë Papasin”. /KultPlus.com

Të ngjajshme