4 Mars, 2019 - 7:25 pm
Aktori Luke Perry, i njohur për rolin e Dylanit në “Beverly Hills 90210” ka vdekur të hënën, pas një sulmi masiv në tru të mërkurën e javës së shkuar.
Ai vdiq në moshën 52-vjeçare.
Përfaqësues të Perryt kanë bërë të ditur lajmin për vdekjen duke thënë se familja e çmon mbështetjen dhe lutjet për Perryn.
Perry u lind në Mansfield, Ohio, teksa karrierën e nisi në moshën 16-vjeçare në “Loving” e “Another World”.