Vdiq Melvin Van Peebles, dramaturgu dhe regjisori i njohur amerikan

23 Shtator, 2021 - 11:31 am

Melvin Van Peebles, dramaturgu, muzikanti dhe regjisori i filmit, puna e të cilit çoi në valën “Blaxploitation” të viteve 1970 dhe ndikoi në krijuesit e filmave shumë kohë më vonë, vdiç në moshën 89 vjeçare.

Në deklaratën e dhënë, familja e tij treguan se Melvin Van Peebles, vdiç në shtëpinë e tij në Manhattan, njofton The Guardian, përcjell KultPlus.

“Babai e dinte që imazhet e zeza kanë rëndësi. Nëse një fotografi vlen sa një mijë fjalë, sa vlente një film? ” Tha Mario Van Peebles në deklaratën e tij.
I ashtuquajturi “kumbari i kinemasë moderne të Zezë”, Van Peebles shkroi libra dhe shfaqje të shumta, ai regjistroi disa albume, luante instrumente të shumta dhe ofronte tekste të stilit rap.’’
Ai ishte mjaft i njohur për filmin e tij “Sweet Sweetback’s Baadasssss Song”.

Vdekja e Van Peebles erdhi vetëm disa ditë para se Festivali i Filmit në New York, ku do ta festonte 50 vjetorin e Sweet Sweetback’s Baadasssss Song. / KultPlus.com

Të ngjajshme