Vdiq vitin e kaluar, këtë muaj shfaqet premiera e filmit ku ka luajtur i ndjeri Selatin Bilalli

11 Mars, 2019 - 8:58 pm

Shumë pak ditë kanë mbetur deri në premierën e filmit “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit. Ky film për personazh të njërit nga rolet, ka edhe aktorin Salaetin Bilalin i cili ka ndërruar jetë vitin e kaluar, shkruan KultPlus.

Rolin të cilin e jetësoi Bilali në këtë film, ka një fund tragjik të cilin mund ta kuptoni me detajisht në premierën e filmit “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” që do të shfaqet më 29 mars në Cineplexx të Shkupit.

Kush ishte Salaetin Bilali?

Aktori Salaetin Bilal ka lindur më 19 mars 1942 në Shkup. Veprimtaria e tij ka qenë e fokusuar në aktrim si në teatër, filma dhe seriale televizive të nacionalitetit turk.

Ai ka studiuar në konservatorizmin teatror në Stamboll të Turqisë. Më vitin 1964 është bërë pjesë e ansamblit të Dramës Turke në Teatrin Kombëtar në Shkup. Si aktor mysafir ka qenë ka luajtur edhe në skenat e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë, Teatrit Dramatik si dhe në teatrin e tij amë, Teatrin Shqiptar në Shkup.

“Armiku i popullit”, me tekst të Henrik Ibsenit dhe regji të Dino Mustafiqit, bashkëprodhim midis “Teatrit të një aktori” të Shkupit dhe teatrit ODA të Prishtinës, ishte shfaqja pjesë e së cilës ka qenë edhe aktori Salaetin Bilal, shfaqje kjo që u shpërblye me çmimin Çmimi për Lexim Bashkëkohor në edicionin e 25-të të Festivali Kombëtar i Teatrove të Formacioneve të Vogla në Vratsa të Bullgarisë.

Roli prej aktori është vlerësuar edhe me çmim sikur artisti më i mirë në Shfaqjet Teatrore “Vojdan Çernodrinski” në Prilep më vitet 1976 dhe 1990, dhe në shfaqjet teatrore më vitin 1992 u zgjedh si roli më i mirë i realizuar.

Tashmë i ndjeri Salaetin Bilali, më vitin 1977 ka qenë i dekoruar edhe me çmimin më të lartë shtetëror të Qytetit të Shkupit, “13 Nëntori”, e kurse më vitin 1984 ai mori dekoratën më të lartë shtetëror në Maqedoni, “11 Tetori”./ KultPlus.com

Të ngjajshme