Vrasja në xhirime, Alec Baldwin shpjegon pse nuk e dorëzon telefonin në polici

9 Janar, 2022 - 10:26 pm

Aktori i famshëm amerikan, Alec Baldwin thotë se ka bashkëpunuar me autoritetet pasi vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit të tij të ri, Rust. Policia po përpiqet të marrë telefonin e aktorit, pasi mund të ndihmojë në hetimin e tyre.

Por pavarësisht se ka marrë një urdhër kërkimi më shumë se tre javë më parë, zyrtarët nuk kanë qenë në gjendje ta marrin pajisjen. Në një videomesazh të postuar në Instagram, 63-vjeçari thotë se pretendimet se nuk ka respektuar rregullat janë gënjeshtra.

Hutchins (në qendër), një kinematograf 42-vjeçar, vdiq pasi u qëllua nga Baldwin gjatë një provash në New Mexico më 21 tetor.

“Ky është një proces. Ata duhet të specifikojnë se çfarë duan saktësisht. Ata nuk mund të kalojnë përmes telefonit tuaj dhe të marrin, e dini, fotot tuaja ose mesazhet tuaja të dashurisë për gruan ose çfarë keni.”, tha aktori duke shtuar se po “punon, këmbëngul, kërkon” të vërtetën për atë që ka ndodhur.

Baldwin është parë më 21 tetor pasi ka folur me hetuesit për të shtënat fatale të Hutchins.  Telefoni i tij tani po kërkohet nga ekipi që po heton vdekjen e Hutchins

Hutchins u qëllua për vdekje më 21 tetor gjatë xhirimet të një skene në një kishë në Bonanza Creek Ranch. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe regjisori Joel Souza. Aktori tha në një intervistë se nuk e kishte shtypur këmbëzën e armës. “Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën askujt dhe pastaj të tërhiqja këmbëzën”. /abcnews/ KultPlus.com

Të ngjajshme