‘Zhak’, vjen filmi i parë shqiptar animacion me metrazh të gjatë

17 Prill, 2018 - 1:30 pm

Me skenar e regji nga Ilirjana Bejta dhe Dalip Gashi, filmi i animuar i metrazhit të gjatë, zhanër realizëm magjik ‘Zhak’, i cili pat nis xhirimet në shkurt të vitit 2016-të, tashmë është thuajse në përfundim, shkruan KultPlus.

‘Zhak’ është filmi i parë shqiptar i animuar i metrazhit të gjatë që është i bazuar në përrallat shqiptare popullore. Koha e ngjarjes bie diku në fillimet e mesjetës ndërsa për KultPlus, vetë regjisorja Ilirjana Bejta në një intervistë të mëhershme pati treguar që është një ngjarje universale, pa një vend të caktuar.

“Filmi është në gjuhën angleze dhe është duke u punuar për tregun amerikan, marrëveshjet për distribuim është eventualisht co-produksionet do të bëhen publike në funt ë muajit nëntor të këtij viti”, pati thënë për KultPlus Bejta.

‘Zhak’ është realizim i neoFILMS, me producent Dalip Gashi ndërsa filmi pritet të përfundohet në vitit 2019.

Krejt në fund, Ilirjana Bejta, pati përmendur më meritorët për realizimin dhe mundësimin teknik dhe teknologjik të projektit 3D, artistët dhe në përgjithësi stafin e neoFILMS që janë: Valon Iseni, Ardian Gashi, Jeton Dajakaj, Kujtim Makolli, Dardan Ejupi, Diar Pepiqi, Valmir Gashi, Yll Sulejmani, Denis Deliu, Visar Zeqiri, Viktor Gashi, Arber Hashani, Malsor Bejta, Dardan Rexha, Elvi Krasniqi, Sadik Sejdiu, Valon Ymeri./ KultPlus.com
https://www.imdb.com/title/tt7682340/

Të ngjajshme