E pandryshuar prej 102 vitesh, dhoma e ushtarit të Luftës së Parë Botërore (FOTO)

19 Prill, 2020 - 2:28 pm

Dhoma e një ushtari të Luftës së Parë Botërore është lënë plotësisht e paprekur në shtëpinë e tij që kur ai vdiq nga plagosjet, 102 vjet më parë.

Hubert Rochereau vdiq në moshën 21 vjeçare në ambulancën e një fushe angleze pasi luftoi në fshatin Loker, Flanders, në 26 prill të vitit 1918.

Pindërit e tij zemërthyer, të cilët në fillim nuk arritën të gjenin trupin e të birit, thanë se do ta shndërronin dhomën e tij në një tempull për ta kujtuar.

 Rochereau ishte varrosur në një varrezë britanike dhe u zbulua nga prindërit vetëm 4 vjet pas mbarimit të luftës, në vitin 1922.

Dhoma e tij mbetet e pandryshuar. / KultPlus.com

Të ngjajshme