‘Kur udhëtoja drejt Shqipërisë’, Bebe Rexha kujton fëmijërinë e saj (FOTO)

23 Prill, 2020 - 3:29 pm

Bebe Rexha në rrjetin social Instagram, ka postuar disa fotografi nga fëmijëria e saj, gjatë kohës kur ajo dhe familja e saj udhëtonin për në Shqipëri, shkruan KultPlus.

Bebe ka postuar edhe fotografi të familjarëve të saj, duke i bashkangjitur mbishkrimit edhe figurën e flamurit kombëtar.

“Kthim pas me këto flokët e shkurtër kur kam udhëtuar në Shqipëri. Shikojini sa të gjatë i kam pasur flokët para se t’i prisja”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotove të postuara

Vlen të ceket që Bebe Rexha gjithmonë tregon se sa krenare është me origjinën e saj shqiptare. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B_QjKVaFXhx/?utm_source=ig_embed

Të ngjajshme