Pamje e mrekullueshme e lindjes së diellit në Manastirin e Ardenicës

27 Gusht, 2017 - 11:20 am

Manastiri i Ardenicës gjendet në jugperëndim të qytetit të Lushnjës në Shqipëri buzë rrugës kombëtare që lidh qytetin e Fierit me atë të Lushnjës në një pozitë dominuese në kodrat me të njëjtin emër, në lartësinë 237m mbi nivelin e detit.

Manastiri mesjetar mban emrin e Marisë Hyjlindisë, ashtu si shumica e kishave të trevës së Myzeqesë, në të cilën ajo njihet si mbrojtëse e veprimtarisë kryesore ekonomike bujqësore.

Manastiri, edhe pse në pamje të parë të lë përshtypjen e një objekti kulti të zakonshëm fsheh në brendësi të tij vlera mjaft të mëdha. Sa më shumë të futesh në labirintet e historisë së tij aq më shumë dalin në dritë vlerat e tij.

Mendohet se themelet e këtij manastiri janë hedhur në vitin 1282 me nismën e perandorit Andronik II Paleolog të Bizantit, i cili e ngriti këtë tempull pas fitores mbi anzhuinët në Berat. Shtysë për këtë veprim do të jetë bërë ndodhja në atë vend e kapelës së Shën Triadhës, e ngritur aty shekuj më parë. Ekziston hipoteza se kapela mund të jetë ndërtuar në themelet gërmadhë të një tempulli pagan, i cili ka qenë ndërtuar për nder të hyjneshës Artemisa nga ka rrjedhur dhe emri i sotëm Ardenica.

Fotografia është marrë nga profili zyrtar i Edi Ramës./ KultPlus.com

Të ngjajshme