Shqiptarët e Amerikës që influencuan diplomacinë amerikane (FOTO)

21 Qershor, 2022 - 9:15 pm

Me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA për herë të parë Biblioteka Noliane e Bostonit ka publikuar disa foto të rralla të komunitetit shqiptarë në SHBA në fillimet e shekullit të XX.

Në foton e bëra publike në rrjetet sociale nga shoqata “Skënderbej” paraqiten degë të ndryshme të shoqatës Vatra në SHBA, si në Philadelphia, Atlantic City, Rochester, Albany NY, etj.

Publikohen për herë të parë në SHBA, fotografitë 100 vjeçare të burrave mendjendritur që me atdheun në mendje dhe zemër influencuan në diplomacinë amerikane që Shqipëria, mëmëdheu jone të ngelej shtet.

Faleminderit biblioteka Noliane e Bostonit për këtë dhurate speciale shoqatës “Skënderbej” Inc. enkas për festën e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqiptaro – Amerikane”, shkruhet në postimin e shoqatës në facebook. / KultPlus.com

Të ngjajshme