Mision kryesor ka paraqitjen e Kosovës sa më bukur, Sopjani: Ëndërroj që një ditë të arrij në Hollywood

15 Janar, 2022 - 8:07 pm

Përkundër faktit që Kosova është një vend shumë i vogël, në brendësi të saj ka shumë vende të bukura, të cilat dokmunentohen më së miri përmes fotove dhe videove të ndryshme, shkruan KultPlus.

Pikërisht me këtë gjë merret edhe Fitim Sopjani, i cili ka për synim që përmes videove të tij, të sjellë pjesë të bukura nga vendi më i ri në Evropë.

Në një intervistë për KultPlus, Sopjani thotë se puna e videove ka lindur në një pjesë të jetës kur ai ka filluar të shoh më shumë filma.

No description available.

“Nuk ka qenë pjesë e fëmijërisë që të bëhem një fotograf ose të bëjë video, por kur kam filluar të shoh filma më shumë, është zgjuar dëshira për të bërë video dhe gjithmonë kam ëndërruar me arrit profesionalizmin e filmave të Hollywood, e gjithashtu edhe Hollywoodin”, thotë ai fillimisht.

I pyetur për synimin e tij në karrierë, Sopjani tenton që të forocohet sa më shumë profesionalisht në krijimin e video filmave, por në të njëjtën kohë edhe t’i shfrytëzojë aftësitë e tij që të paraqet Kosovën në një mënyrë të bukur, që deri më tash nuk e ka bërë askush.

Në anën tjetër, njëra prej vështirësive më të mëdha që ai përballet janë pikërisht mediat.

“Shumica e portaleve nuk marrin leje kur publikojnë materialet që unë i realizoj, dhe kjo është një sfidë e problem i madh që kam”, deklaron tutje ai.

Pasioni i tij i madh për fotografinë dhe veçanarisht videon vazhdon të shtohet çdo ditë dhe bashkë me të edhe synimet për të ardhmen.

“Unë nuk ndihem asnjëherë i përmbushur, synimet e mija janë në çdo sekond të bëhem më profesional dhe të arrijë nivele të konkurrencës me videokreatorët më të mirë në botë”.

Ndërkaq, fotografitë dhe gjithë videot e realizuara nga ai mund t’i shikoni në rrjetin social “Instagram”.

Të ngjajshme