займ на карту онлайн потребительский кредит

12-vjeçari gjen fosilet e një dinosauri 69 milionë vjeçar

18 Tetor, 2020 - 10:24 pm

Një djalë 12-vjeçar, i cili ëndërron të bëhet paleontolog, e nisi karrierën e tij këtë verë kur u përball me kockat e një dinosauri 69 milion vjeçar.

Nathan Hrushkin, bashkë me babanë e tij, ishin duke marshuar në Kanionin Horseshoe, në Kanada, në muajin korrik, kur ndeshën disa kocka të ekspozuara pjesërisht. Kjo është një zonë e mbrojtur me vlera historike dhe arkeologjike.

“Babai im dhe unë e kemi vizituar shpesh këtë zonë, duke shpresuar të gjejmë një fosil dinosauri dhe kemi parë fragmente shumë të vogla kockash”,- tha Nathan në një deklaratë.

Këtë herë zbulimi i tij ishte më shumë se një fragment. Pasi dërgoi fotot në Muzeun Royal Tyrrell, ai mësoi se kishte gjetur kockat e një hadrosauri të vogël. Pasi muzeu dërgoi ekipin në vend, u gjendën 30 deri në 50 eshtra tjera në muret e kanionit.

“Ky hadrosaur i ri është një zbulim shumë i rëndësishëm, pasi vjen nga një interval kohor për të cilin ne dimë shumë pak. Zbulimi i Nathan do të na ndihmojë të plotësojmë këtë boshllëk të madh në njohuritë tona për evoluimin e dinosaurve”,- tha François Therrien, kurator i paleoekologjisë së dinosaurëve në Muzeun Royal Tyrrell./ KultPlus.com

Të ngjajshme