2000 maturantë do ti nënshtrohen Testit për Bursa për Studime dhe Punësim

6 Gusht, 2020 - 11:08 am

Me 10 dhe 11 Gusht do të mbahet Testi Pranues për BURSA për Studime & Punësim nga Kolegji Universum. Testit do ti nënshtrohen 2000 maturantë nga gjithë Kosova.

Bursat ofrohen në kuadër të programit studime dhe punësim të Kolegjit Universum. Program ky i cili kombinon studimet akademike me aftësimin profesional ose përvojë praktike në Kolegjin Universum dhe mundëson kyçjen më të lehtë në tregun e punës.

Kolegji Universum me këtë program i’u ofron maturantëve financim të plotë të studimeve, praktikë gjatë tri viteve si dhe punësim të garantuar pas diplomimit.

Testi pranues do të mbahet në 3 kampuset e Kolegjit Universum, Lipjan, Ferizaj dhe Gjakovë sipas këtij orari: Kampusi Lipjan 10 dhe 11 Gusht (Ora 11:00 dhe 14:30 *për ndarjen e grupeve të gjithë maturantët janë njoftuar përmes emailit), Ferizaj 10 Gusht ora 11:00 dhe Gjakove 10 Gusht, ora 11:00. 

Për më shumë info rreth Testit dhe Intervistës për bursa kliko këtu https://www.universum-ks.org/studime-punesim/ ose kontakto [email protected] apo 044 144 062.

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Të ngjajshme