25 shtatori dita botërore e ëndrrave

26 Shtator, 2020 - 5:28 pm

25 shtatori u vendos data e njerëzve që i shikojnë botën fushë me lule.

E ardhmja i përket atij që beson në bukurinë e ëndrrave të veta, shkruante dikur ish Zonja e parë Eleanor Roosevelt. Sot, ekziston një ditë që është e gjitha e dedikuar për ëndërrimtaret.

Në 25 shtator celebrohet World Dream Day, pra dita botërore e ëndrrave, për të gjithë ata që ëndërrojnë për të arritur larg, dhe bëjnë ç‘është e mundur ti vënë në jetë idetë e tyre pa hequr dorë dhe pa u dekurajuar.

Iniciativa ka lindur në 2012, me qëllimin e vetëm për të të frymëzuar individët, familjet, shkollat, kompanitë dhe komunitet, të jenë më të dedikuar dhe përqendruar në idetë, ëndrrat, objektivat dhe ti çojnë përpara, në të mirë të vetes dhe botës.

Organizimi në rrjetet sociale bazohet në tre shtylla, kreativitet, bashkëpunim dhe kontribut. Këtë vit ka titullin “New Dreams for a new World”, ëndrra të reja për një botë të re. Synimi është për ide të reja në përmirësimin e botës, jetës, ide inovatore, për një të ardhme më të mire në shërbim të njerëzimit, pikërisht me shumë se kurrë tani në epokën e pandemisë./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme