28 Nëntori sonte me muzikën e Gima Band në Smoke House of Music

28 Nëntor, 2022 - 3:15 pm

Sonte besoj të gjithë jeni në kërkim të një vendi ideal për të festuar me shoqërinë tuaj festën më për zemër të shqiptarëve, 28 Nëntorin.

Andaj, Gima Band është kujdesur të jetë afër jush përmes muzikës së tij shumë të veçantë.

Në Smoke House of Music, sonte do të ju shoqëroj Gima si vokalist i shoqëruar me kitarën e tij, Ylli Havolli gjithashtu në kitarë, Jeton Shala bass dhe Granit Havolli në bateri.

Kjo mbrëmje muzikore do të mbahet sonte, më 28 Nëntor, duke filluar nga ora 20:00 në Smoke House of Music. / KultPlus.com

Të ngjajshme