299 vite nga lindja e filozofit Immanuel Kant

22 Prill, 2023 - 9:31 am

Immanuel Kant ishte filozof i madh gjerman dhe njëri ndër filozofët më të shquar të historisë së njerëzimit. Ai lindi më 22 prill 1724 në Konigsberg, shkruan KultPlus.

Vepra e tij Kritikë e Aryes së Kulluar shënon pikë-kthesën qendrore në historinë e filozofisë dhe fillimin e filozofisë moderne. Rëndësia e tij qëndron në ndihmesën që dha në metodologjinë e re të studimit të gonselogjsë, themeluar mbi kriticizmin.

Veprimtaria e tij u zhvillua kryesisht në dy periudha. Periudha e parë, e cila përkon me emërimin “Periudha Praktike” ka filluar që nga fillimet e punës së tij deri më 1770. mbas këtij viti fillon edhe periudha e dytë e veprimtarisë së tij e cila emërohet si “Periudha Kritike”. Kjo e fundit vazhdoi deri në fund të jetës së tij. Gjatë periudhës “praktike”, ai do të parashtronte ide dhe hipoteza të shumta. Engelsi këto varg idesh dhe hipotezash i quajti si “idetë që i dhanë idesë sundimin absolut të mënyrës metafizike të mendimit në shkencat e natyrës.

Si një filozof idealist , për Emanuel Kantit (flitet për periudhën e mbas vitit 1770) fillon “Periudha Kritike” solli risi të reja dhe deri më 1781 ai kishte arritur të botonte dy vepra të rëndësishme duke u përfshirë në përpunimin e Idealizmit Transcendental. Sipas këtyre mendimeve, Kanti predikonte se sendet në vetvete nuk mund të njihen prej njerëzve sepse konceptimi jonë shqisor nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me këto të fundit (pra me sendet). Dijet teorike të sakta në limitin e të vërtetës (pra nënkupton se e vetmja ide e vërtetë), sipas tij mund ta pasqyrojnë vetëm shkenca të tilla si matematika dhe shkencat e natyrës sepse këto shkenca mbështeten në format apriori të arsyes

Ai ishte personi i cili hartoi për herë të parë prezumimin e pafajsisë për të gjithë njerëzit (e shprehur edhe në nenin 30 të kushtetutës së Repuplikës së Shqipërisë ku thuhet qartë se: “Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë”). Imperativi Kategorik është gjithashtu parim i formuluar nga Kanti.

Në rinine e tij Kanti ishte një nxënës i mirë, megjithëse jo i shkëlqyer. Ai u rrit në një shtëpi pietiste, një Lëvizje pas Luteriane që dallohej për një përkushtim të fortë, perultesi vetjak, dhe një lexim të hollësishëm të Biblës. Për pasoje, Kanti mori një edukim të ashpër dhe të rreptë, ndëshkues dhe disiplinor gjë që e ndihmoi atë në mësimin fetar dhe të latinishtes rreth shkencave dhe matematikës.

Kanti ka ndikuar shumë në filozofinë botërore. Filozofia e tij është shprehur në vazhdim nga neokantistët, në idetë pozitiviste dhe mahizmi./KultPlus.com

Të ngjajshme