400 nxënës në programin ‘Nxitja e aftësive’, për të parandaluar braktisjen e shkollës

31 Tetor, 2023 - 5:31 pm

400 nxënës nga shkollat profesionale në 5 rrethe të Shqipërisë dhe që vijnë nga shtresa sociale nё nevojё, për rreth 12 të shtuna do të ndjekin programin “Nxitja e Aftësive”.

Ky program synon t’u japë të rinjve aftësitë e duhura për të parandaluar braktisjen e shkollës dhe t’i ndihmojë ata të integrohen mё lehtë në tregun e punës.
Programi vjen si bashkëpunim mes Competitive Skills dhe Parkut Arkeologjik Apoloni, nëpërmjet planit edukativ “Edukimi përmes kulturës”.

Ky projekt me fokus tek të rinjtë, ka si qëllim rritjen e aftësive dhe integrimin e tyre në arsimin profesional, duke synuar punësimin.

Projekti i mbështetur nga UNICEF, është financuar nga qeveria italiane dhe miratuar nga MAS dhe MFE./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme