512 artistë të angazhuar në edicionin e dytë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare

10 Janar, 2024 - 6:02 pm

 Edicioni i dytë i Javëve Kulturore Ndërkombëtare i solli Tiranës por edhe shumë prej qyteteve të vendit, një atmosferë të jashtëzakonshme. Javët kulturore sollën shkëmbim e njohje mes pjesëmarrësve si dhe atmosferë festive e krijuar përgjatë muajve prill-nëntor 2023.

Përgjatë edicionit të dytë Shqipëria mikpriti 18 shtete dhe organizata ndërkombëtare me kulturat, traditat dhe eksperiencat e tyre.
512 artistë të huaj në 288 aktivitete gjallëruan jetën artistike e kulturore, jo vetëm në Tiranë, por edhe Shkodër, Korçë, Vlorë etj.

Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) ishte një nismë e Ministrisë së Kulturës për të sjellë në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës.

E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, e shtrirë përgjatë gjithë vitit, JKN ishte vazhdimi, përfshirja dhe unifikimi nën një brand i një tradite disavjeçare të organizimit të javëve, dedikuar bashkëpunimit kulturor.

Në edicionin e parë, në vitin 2022, Javët Kulturore Ndërkombëtare angazhuan mbi 700 artistë./KultPlus.com

Të ngjajshme