64 vjet nga transmetimi i parë i Radio Televizionit Shqiptar

29 Prill, 2024 - 11:04 am

Në 28 nëntor të vitit 1938 shqiptarët do të njiheshin me radion, por vetëm pas 22 vjetësh përpjekje do të sigurohej edhe sinjali televiziv.

Më 29 prill të vitit 1960 filloi nga puna Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar, që pas themelimit u emërtua Radio Televizioni Shqiptar. Dita e parë e transmetimit televiziv nisi me një film për fëmijë, më pas një dokumentar, një koncert e në fund një film. Në 29 prillin e vitit 1960 televizioni shqiptar dha me sinjalin e parë edhe mesazhin se RTSH do të ishte për të gjitha grupmoshat.

Në vitin 1963 u transmetua edhe edicioni i parë i lajmeve, ndërsa në vitin 1965, kamera e vetme e TVSH u zhvendos  në stadium, për të transmetuar një ndeshje futbolli. Gjithçka nisi në një banesë të thjeshtë nga ku përshëndeti imazhi i ekranit Stoli Beli./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme