80 vite nga Epopeja e Kodrës së Kuqe, aty ku rezistuan deri në vdekje tre luftëtarët shqiptarë

7 Tetor, 2022 - 9:26 am

Më 07 Tetor të vitit 1942, Vojo Kushi, Sadik Stavileci dhe Xhoxhi Martini u gjendën të rrethuar nga fashistët në një bazë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (shtëpia e atdhetares Ije Farka), në lagjen Kodra e Kuqe të Tiranës.

Në operacion merrnin pjesë shumë forca fashiste të shoqëruar me tanke e autoblinda. Pas disa orë luftimesh ranë Sadik Stavaleci dhe Xhorxhi Martini. Kundër Vojo Kushit armiku hodhi në sulm tanket, të cilët rrëzuan murin e shtëpisë ku ai luftonte.

Vojo Kushi u hodh mbi njërin prej tyre, me qëllim që të hapte kapakun e çeliktë dhe të asgjësonte tankistin, por u godit për vdekje nga tanku tjetër.

Emrin e Vojo Kushit e mbajnë sot rrugë, lagje, shkolla, institucione sportive etj. Në një shesh të Tiranës gjendet busti i tij. / KultPlus.com

Të ngjajshme