87 orë nën rrënoja, një fëmijë feston shpëtimin e tij si Icardi, reagon lojtari: Do të takojë dhe do të përqafoj fortë

10 Shkurt, 2023 - 10:32 am

Një fëmijë ka shpëtuar mrekullisht nga tërmeti në Turqi, ku u nxjerr nga rrënojat 87 orë pas lëkundjeve të frikshme që morën jetën e mijëra personave.

Ai pas shpëtimit u dërgua në spital, ku edhe bëri një gjest mjaft interesant, shkruan LIG Sport.

Personi në fjalë “festoi” shpëtimin e tij, duke kopjuar Icardin, me vendosjen e duarve tek veshët.

Këtë e ka parë Mauro Icardi, i cili u emocionua dhe postoi fotografinë duke shkruar:

“Shpresoj të shihemi së shpejti. Dua të të jap fanellën time dhe të të përqafoj fort”, shkruan Icardi. / KultPlus.com

Të ngjajshme