займ на карту онлайн потребительский кредит

Abbott me mesazh nga Prekazi: Ne e ndalëm katastrofën humanitare në Kosovë

11 Nëntor, 2020 - 3:12 pm

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicohlas Abbott ka vizituar kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

Abbott ka thënë se Kosova ka kurajon që të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit.

“Këtë mëngjes bëra homazhe tek memoriali i familjes Jashari në Prekaz, në përkujtim të ngjarjeve tragjike të para më shumë se 20 vjetëve. Sot Kosova ka kurajon të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit dhe në kërkim të drejtësisë për viktimat”, ka shkruar ai.

Ambasadori britanik ka thënë poashtu se Mbretëria e Bashkuar do t’i qëndrojë gjithmonë  intervenimit të saj në Kosovë si një kauzë e drejtë.

“Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë gjithmonë ndërhyrjes së saj si një kauzë e drejtë, për të parandaluar katastrofën humanitare dhe për të lejuar kosovarët të jetojnë të lirë nga represioni. Siç ka thënë ish-kryeministri Tony Blair në Parlament më 23 mars 1999: “Ne nuk kemi alternativë tjetër pos të veprojmë dhe do të veprojmë”, ka shkruar Abbott./Express/ KultPlus.com

Të ngjajshme