ADN e Elvis Presley u injektua në minj, si projekt eksperimenti i një artisti

22 Shtator, 2021 - 9:35 am

ADN e Elvis Presley u përdor në një eksperiment për të injektuar gjenetikisht minjtë pas vdekjes se tij, tregojnë disa dokumente të zbuluara, transmeton KultPlus.

“Mbreti” ishte zbuluar në banjën e vilës së tij në Graceland të Memphis, Tennessee më 16 gisht 1977, pa shenja jete para se të shpallej i vdekur në spital. Jeta e ikonës së Rock ‘n’ Rollit dhe vdekja janë qartësuar në librin e ri të Sally Hoedel, “Elvis: Destined to Die Young”. Autorja bën një pohim interesant ku thotë se kokteli i barnave që Elvisi mori para vdekjes se tij, ishin në të vërtetë për të trajtuar problemet nga të cilat vuajti ylli me shëndetin, më shumë se sa një “mbidozë” që marrin yjet e rock ‘n’ rollit.

Ajo e krahason vdekjen e parakohshme të këngëtarit në vetëm 42 vjet ashtu si të nënës së tij, Gladys, e cila kishte vdekur në moshën 46 vjeçare.

“Ata kishin pasur simptomat e një shëndeti jo të mirë në periudhë katër vjeçare, dhe kjo është interesante për shkak se ajo nuk mori të njëjtat barna sikurse i mori ai”, ka shkruar ajo në libër.

Misteri për vdekjen e “Mbretit” ka qenë më shumë temë debati gjatë këtyre viteve, por ajo çfarë nuk e kemi ditur është përdorimi i ADN-së së tij pas vdekjes.

Disa dokumente të zbuluara të vitit 2012 tregojnë se si materiali gjenetik i këngëtarit ishte përdorur në një eksperiment për të krijuar një mi hibrid me emrin Elvis.

Projekti i artistit Koby Barhad, “All That I Am”, përcolli idenë që të përdorë disa flokët të “Mbretit” për ta injektuar kodin e tij gjenetik në një mi.

“Qëllimi i këtij projekti ishte të ngritën çështjet që na frikësojnë më së shumti”, tha artisti për NBC News, transmeton tutje KultPlus.

Koby kishte blerë flokët e Elvisit në eBay për 22 dollarë, para se ato t’i studionin dy kompani që, në teori, mund të ishin ADN e Elvisit, transmeton GazetaExpress.

Ai gjeti institutin e sekuencave gjenetike, Genetrack Biolabs dhe laboratorin InGenious Targeting, i cili rrit “minj për qëllime shkencore”.

Artisti po ashtu dizajnoj disa shpella, për të cilat ai shpresonte që prezantojnë fazat e ndryshme të jetës së “Mbretit”.

Sektorët përfaqësonin marrëdhëniet e tij me nënën, fëmijërinë e tij të varfër pas lindjes se tij në Tupelo dhe në fund punën e tij dhe suksesin e madh që pati këngëtari para se të ndërronte jetë.

“Mua gjithmonë me ka fascionuar nevoja e përjetshme e njerëzimit për t’i dhënë një definicion jetës”, shkroi koby në Wired.

“Qoftë kjo biologjia apo fizika, filozofia apo biografia, psikologjia apo fiksioni – nga Frankenstein të “materia e Zotit”. Në studimin tim hasa në një laborator privat që ofron “minj” që “modifikohen gjenetikisht për nevojat e juaja”.

Koby thotë se ai e nisi projektin e tij duke marrë flokë të Elvisit, Princeshë Dianës dhe ish presidentit të SHBA-së, John F. Kennedy, të cilët ishin ikona kulturore që “vdiqën para kohe”.

“Në këtë mënyrë ata u bënë një mit, u glorifikuan deri në atë pikë saqë u bën model Utopik”, shtoi ai.

“Nga këta të tre, Elvisi është një simbol përfundimtar i sasisë – ndonjëherë qesharak – së përpjekjeve që bëjmë, si një shoqëri, për t’i mbajtur këta modele të gjalla”.

Artisti ka bashkëpunuar me studiuesit e Kolegjit Imperial në Londër për të testuar flokët e tij dhe shtupat e faqeve për të parë se a ishte e mundur që të nxirret ADN nga flokët.

Koncepti i ti për të krijuar të ashtuquajturin “model i miut Elvis” është paraqitur në ekspozitën e tij “Grown Your Own: Life After Natyre”, që u mbajt në Galerinë e Shkencës së Kolegjit Trinity në Dublin.

Sidoqoftë, kjo ka mbetur vetëm një koncept i tij dhe deri me tani ADN e Mbretit nuk është injektuar në minj.

Në vikend, Sally Hoedel foli për përpjekjet e saj për ta “humanizuar” Elvisin në librin e saj të ri.

“Elvisi është parë më shumë se një njeri, si një imazh, ku ai u reduktua në një djalë të Rock ‘n’ Roll, i cili vdiq në banjën e tij duke marrë shumë pilula se duhet”, ka thënë ajo për Observer. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme