AI sjell në jetë Vincent van Goghun në ekspozitën e re të Parisit

3 Tetor, 2023 - 11:03 pm

Krijimet e fundit të Vincent van Gogh gjatë betejës të tij sfiduese me shëndetin mendor është fokusi i ekspozitës së re në Musée d’Orsay të Parisit, e cila po ofron një përvojë inovative të realitetit virtual.

Duke shfaqur koleksionin më të pasur në botë të artit impresionist dhe post-impresionist, Musée d’Orsay ka bashkuar rreth 40 piktura të Van Gogh dhe rreth 20 vizatime nga dy muajt e tij në Auvers-sur-Oise.

Ekspozita përmban një përvojë unike të realitetit virtual, duke i lejuar vizitorët të zhyten në pikturat e piktorit holandez.

Pas një viti qëndrimi në një spital psikiatrik, në të cilin hyri vullnetarisht disa muaj pasi preu veshin e majtë, Van Gogh u vendos në Auvers-sur-Oise.

Ai gjatë qëndrimit të tij në spital, punoi piktura me një ritëm të jashtëzakonshëm më shumë se një në ditë – 74 gjithsej, mes tyre disa nga kryeveprat e tij, si dhe më shumë se 50 vizatime.

Presidenti i Musee D’Orsay, Christophe Leribault shpjegon “ajo që ne po tregojmë në të vërtetë janë veprat e tij dhe mënyra në të cilën ai me të vërtetë luftoi deri në fund për të pikturuar gjëra të jashtëzakonshme”, shkruan “euronews”, transmeton KlanKosova.tv.

Ekspozitat përfshijnë 11 vepra që Van Gogh pikturoi në kanvaca të pazakonta të zgjatura, duke eksperimentuar me efekt mahnitës. Dimensionet e tyre – 1 metër i gjerë, 50 centimetra i gjatë – u japin pikturave një pamje dramatike me ekran të gjerë dhe panoramik.

Të huazuara nga tetë muze dhe koleksione, është hera e parë që të 11-at shfaqen së bashku.

Ato përfshijnë “Rrënjët e pemëve”, që mendohet të jetë piktura e fundit e Van Gogh. /KultPlus.com

Të ngjajshme