Aktorja e njohur italiane e shtrirë prej dy javëve në spitalin infektiv

14 Mars, 2020 - 8:00 pm

E zhdukur prej disa kohësh por sot fansat e saj u sqaruanme një mesazh dramatik të aktores së njohur italiane Giuliana De Sio, që me një mesazh në profilin e saj Facebook deklaroi se tashmë ka dy javë që është shtruar në spitalin infektiv të Romës Spallanzani si e infektuar nga COVID-19.

Një eksperiencë që sipas vetë fjalëve të saj e ka lodhur dhe traumatizuar aktoren që publiku ka filluar të njohë qysh nga vitet ’80, dhe më së fundi në seriale si “Il bello delle donne” dhe “Il sangue e l’onore”.

”Vetmia e tmerrshme dhe dhembja fizike dhe mendore e kësaj situate kanë qenë prova më fortë me të cilën jam përballur në jetën time”. De Sio shtoi se tashmë ky makth për të po kalon, teksa ishte në tamponin e saj të tretë negativ pas sëmundjes dhe se mezi priste të kthehej në shtëpi. /KultPlus.com

Të ngjajshme