Ambasada Amerikane në Prishtinë publikon të gjeturat e CDC-së: Vaksinat Anti-COVID nuk e ndryshojnë ADN’në e njerëzve

18 Gusht, 2021 - 12:36 pm

Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një postimi të bërë në Twitter kanë publikuar të gjeturat e CDC-së (Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) ku thuhet se vaksinat Anti-COVID nuk alternojnë dhe nuk ndryshojnë ADN-në e personave që vaksinohen.

“A do të ndryshojë një vaksinë COVID-19 ADN-në time? JO Vaksinat COVID-19 nuk ndryshojnë ose ndërveprojnë me ADN-në tuaj në asnjë mënyrë”, thuhet nga kjo ambasadë.

Nga Ambasada Amerikane po ashtu kanë publikuar disa linqe ku ofrohen informacione në lidhje me vaksinat dhe se si funksionojnë ato në trupin e njerëzve.

“Vaksinat mRNA i mësojnë qelizat tona si të bëjnë një proteinë – apo edhe vetëm një pjesë të një proteine ​​- që shkakton një përgjigje imune brenda trupave tanë. Përfitimi i vaksinave mRNA, si të gjitha vaksinat, është që ata të vaksinuar të marrin mbrojtje pa pasur nevojë të rrezikojnë pasojat serioze të sëmundjes me COVID-19”, thuhet në një nga raportet e publikuara.

Të ngjajshme