Ambasada e Italisë: Ende nuk kemi parë drejtësi për Masakrën e Reçakut

15 Janar, 2022 - 8:40 pm

Sot, 15 janar 2022, janë bërë 23 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Ambasada e Italisë përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, kanë njoftuar se ishin të pranishëm në ceremoninë kujtimore në 23 vjetorin e masakrës së Reçakut.

“Më 15 janar 1999, 45 civilë të pafajshëm u vranë në një akt brutal, për të cilin ende nuk kemi parë drejtësi. Nuk duhet të harrojmë kurrë”, shkruhet në postimin e ambasadës.

Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme