Ambasadorja e Kosovës në Suedi për fitoren e Korit Siparantum: Krenari pafund për fitoren dhe përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës

31 Tetor, 2023 - 7:25 pm

Ambasadorja e Kosovës në shtetin e Suedisë, Shkëndije Geci- Sherifi është shprehur se ndihet krenare për fitoren e medaljes së artë të Korit Siparantum në ‘Lojërat Evropiane të Koreve’ të mbajtura në Suedi, shkruan KultPlus.

Ambasadorja Geci- Sherifi përmes një postimi në facebook, ka  ka thënë se ndihet krenare me fitoren dhe përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës nga Kori Siparantum.

“Krenari pafund për fitoren dhe përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës. Ju lumtë Siparantum Choir & Memli Kelmendi” është shprehur Geci-Sherifi.

Kori “Siparantum” sot është shpallur fitues i “Lojërave Evropiane të Koreve” i cili është mbajtur në Suedi, nga ku ka rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë më të lartë të garave “Çmimin e Madh të Kombeve”./KultPlus.com

Të ngjajshme