Aplikacioni argëtues i moshës, rusët vjedhin të dhënat personale të përdoruesit

17 Korrik, 2019 - 10:08 pm

Që disa ditë nëpër rrjetet sociale janë duke qarkulluar shumë fotografi të njerëzve të famshëm si dhe shoqërisë që kemi, të cilët publikojnë fytyrat e tyre në një moshë të shtyrë.

E gjitha kjo falë një aplikacioni FaceApp.

Aplikacioni përmban 21 opcione me të cilat mund të dukeni më të vjetër apo me të rinjë, të ndërroni gjininë, të shtoni buzëqeshjen ose të merrni një frizurë të re. Aplikacioni deri më tani ka rënditur rreth 80 milion përdorues dhe është në dispozicion në cdo vend të botës.

FaceApp aplikacioni dallon prej aplikacioneve të tjera të ndryshimit të fotografive sepse përdorë intelegjencen artificiale për të ndryshuar fotografitë në një mënyrë të mrekullueshme si një parashikim se si do të dukemi në moshë të plakur.

FaceApp është aplikacion i kompanisë Wiless Lab, me bazë në Rusi. Me shtimin e fotografive përdoruesit i jepin kësaj kompanie qasje edhe në të dhëna tjera personale të cilat ruhen aty.

Këtë aplikacion e kanë provuar edhe disa nga fytyrat e njohura në botë, si : Drake, LeBron James, Gordon Ramsey dhe Jonas Brothers. /KultPlus.com

Më poshtë mund të klikoni në vegëzen e washingtonpost.com:

https://www.washingtonpost.com/technology/2019/07/17/faceapp-adds-decades-your-age-fun-popular-russian-owned-app-raises-privacy-concerns/?fbclid=IwAR1Qa53grAbHsBOVCRCwflOeyUkAeLh-ZYlrI0_Ebf-_PXefG2UtZNAcBP0&noredirect=on&utm_term=.8b82493697d9

Të ngjajshme