Vdes fituesi i shumëfishtë i “Grammy Awards”, Chick Corea

12 Shkurt, 2021 - 10:14 am

Këngëtari i famshëm i muzikës Jazz, Chick Corea ka vdekur në moshën 79 vjeçare, është bërë e ditur përmes një deklarate të lëshuar në uebsajtin e tij.

Fituesi i çmimit “Grammy” pati një karrierë prej më shumë se pesë dekadash në industrinë e muzikës.

Albumi i tij i fundit ishte publikuar në vitin 2020.

Corea është artisti i katërt me më së shumti nominime në historinë e çmimeve prestigjioze “Grammy” me gjithsej 65 nominime, prej të cilave ka dalë fitues 23 herë.

Ai ka vdekur pas një sëmundje me një kancer të rrallë i cili është diagnostikuar kohët e fundit. / KultPlus.com

Të ngjajshme