Apliko tani për Bootcamp ekskluziv nga Alan Greenberg, ish Drejtori për Edukim në Apple

20 Shkurt, 2024 - 3:49 pm

Ish Drejtori për Edukin në Apple, Prof. Alan Greenberg, do të mbajë Bootcamp në UNI – Universum International College, me temën “Exploring the Intersection of Digital Technology, Innovation, and Entrepreneurship”.

A keni ide biznesore dhe dëshironi që kjo ide biznesi të financohet nga ekspertë botëror?

Alan Greenberg sjell shumë përvojë dhe ekspertizë në UNI – Universum International College, pasi ka shërbyer si ish-Drejtor i Arsimit të Lartë EMEA, më pas Drejtor për Edukim në Kinë dhe AsiaPAC në Apple Inc. Ai udhëhoqi ekipin që ndërtoi Education Podcasting iTunes U në Angli dhe Evropë, zhvilloi Apple Education APP iOS dhe nismat e zhvillimit të Apple APP me Universitetet.

Bootcamp-i është i ndarë në 5 module nga 5 orë, ku secili pjesëmarrës do të ketë mundësinë të zhvilloj ide biznesore të cilat në fund do të prezantohen si projekte reale me mundësi të financimit të atyre ideve biznesore.

Mos e humbni këtë mundësi, bëhu pjesë e Bootcamp-it duke aplikuar KËTU.

➡️ Oraret e takimeve/ligjeratave:

Takimi I: 08 dhe 09 Mars 2024

Takimi II: 26 dhe 27 Prill 2024

Takimi III: 21 Maj dhe 01 Qershor 2024

➡️ Detaje rreth pagesës:

Për studentë të UNI: Bootcamp ofrohet PA PAGESË

Për studentë Alumni të UNI: Bootcamp ofrohet PA PAGESË

Për pjesëmarrësit nga jashtë: Çmimi 390€ që përfshin ligjerata, materialet, Diplomë me ECTS të transferueshme në Institucione të Arsimit të Lartë.

➡️ Vendet janë të limituara për 40 studentë* të UNI dhe 15 pjesëmarrës nga jashtë.

*Studentët e UNI duhet të plotësojnë aplikimin me email studentor.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.  

Për më shumë informata rreth këtij Bootcamp, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

Të ngjajshme