займ на карту онлайн потребительский кредит

Arkela është vetëm 5 vjeçe por flet disa gjuhë dhe ka karrierë në modelim

16 Nëntor, 2020 - 4:58 pm

Arkela Zeqiri është vetëm pesë vjeçe dhe tashmë konsiderohet nga shtëpitë e njohura të modës si një modele me përvojë. Ajo hyn në mesin e atyre pak vajzave të vogla të moshës parashkollore, fotografitë e të cilave figurojnë në kompani të njohura të modës.

Arkela, për herë parë ka pozuar si 3 vjeçe në një shtëpi mode në Cyrih.

Nga ajo kohë, shqiptarja e vogël dhe e talentuar nuk është ndalur më. Ajo sot është fytyra e shumë modeleve të rrobave për fëmijë në dyqanet më të njohura të Europës.

Arkela ka aktualisht disa fotografi profesionale në tregun e gjerë europian të rrobave e të firmave që ka reklamuar. Përderisa nga shtëpia e modës “Kids Model” Zürich, ajo ka me dhjetëra fotografi profesionale që figurojnë gjithandej ku kjo shtëpi mode ofron produktet e saj.

Të gjitha kompanitë me të cilat ajo ka kontratë dhe prezanton përmes fotografive modelet më të reja të rrobave për fëmijë, janë kompani të njohura botërore, mirëpo për arsye të kontratës dhe rregullave që ato specifikojnë, nuk lejohet të përmenden emrat dhe publikimi i fotografive për shkak të sigurisë së Arkelës.

Shumë e pjekur për moshën

Prindërit e Arkelës thonë se vajza e tyre ka qenë dhe është shumë e pavarur për moshën që ka. „Ajo, si fare e vogël ka kombinuar rrobat vet, mandej lëvizjet me plot pozitivitet para kamerës e komunikimi simpatik, kanë zgjuar interesimin e shtëpive të modës, të cilat e kanë kërkuar gjithnjë e më shpesh“, tregon Albani, i cili me profesion është mjek stomatolog prej të cilit Arkela ka mësuar shumë gjëra të nevojshme për jetë; „Por jo modelimin“ -thotë Albani dhe vazhdon – „atë e ka mësuar prej së ëmës sepse edhe ajo dikur ishte pjesë e modelimit“.

Duke qenë se nëna e Arkelës, Egzona Hoda Zeqiri, ka qenë edhe vetë e angazhuar si modele, ajo është kujdesur që vajza e saj të jetë fytyrë e shtëpive më të mira e më serioze të modës.

Kështu, në shtëpinë e modës KIDS MODEL Zürich, „ajo gëzon një simpati të veçantë, të cilën e ka fituar që nga dita e parë e takimit me menaxheren e saj“, tregon e ëma e saj, Egzona, e cila punon si zyrtare kantonale në entin për punësim.

Prindërit tregojnë që vajza e tyre Arkela është shumë modeste dhe reagon me qetësi karshi reklamave të mëdha në qytete ku ajo duket me modelet e rrobave më të reja.

„Ajo e ka marrë shumë qetë, thjeshtë si një punë e përditshme e saj“, veçon e ëma.

Prindër të lumtur

„Ne si prindër, jemi shumë të lumtur me Arkelën, është ndjenjë shumë e veçantë kur sheh dyqane me emër dhe madje jo vetëm në Zvicër, kur të shfaqet para syve reklama dhe në të, personazhi kryesor është fëmija yt. Mandej është ndjenjë edhe më e veçantë, kur miq nga vende të ndryshme evropiane, na dërgojnë foto me Arkelën që i kanë hasur në dyqane e reklama të ndryshme të kompanive të modelimit me renome botërore“, shprehen prindërit, Albani dhe Egzona.

Arkela ka shumë dëshira, dhunti e talent për shumë gjëra, por prindërit e saj mendojnë që asaj më së shumti i fle në shpirt, arti.

Pasion i madh i saj përveç modelimit, është edhe piktura e kënga. Ajo këndon shqip, gjermanisht dhe anglisht. Vallëzon shumë bukur dhe është anëtare e rregullt e SHKA “Dardania” në Winterthur.

“Nëse arrini të fitoni simpatinë e Arkelës, dhurata e saj për ju do të jetë një punim në artin figurativ, pikturuar nga ajo vet”, tregon babai i saj.

Megjithëse, siç tregojnë prindërit, dhuntia më e madhe që ka ajo është, talenti për mësimin e shpejt të gjuhëve të huaja, ndonëse ata në shtëpi flasin me të shqip.

“Fare rastësisht kam zbuluar se ajo flet shumë mirë anglisht. Ajo komunikon anglisht pa problem, krahas gjuhës shqipe dhe gjermane”, tregon me entuziazëm për bijën e tij, stomatolgu Albani i cili tek ajo sheh një minierë talenti e dhuntie që do të rritet e imponohet si një gur diamenti që askush nuk mund t`ia marrë shkëlqimin.

Pozitivitet dhe spontanitet para kamerës

„Ajo, si fare e vogël ka kombinuar rrobat vet, mandej lëvizjet me plot pozitivitet para kamerës e komunikimi simpatik, kanë zgjuar interesimin e shtëpive të modës, të cilat e kanë kërkuar gjithnjë e më shpesh“, tregon babai i saj, Albani.

Pasion për pikturën dhe vallëzimin

Pasion i madh i saj përveç modelimit, është edhe piktura e kënga. Ajo këndon shqip, gjermanisht dhe anglisht. Vallëzon shumë bukur dhe është anëtare e rregullt e SHKA “Dardania” në Winterthur./albinfo/ KultPlus.com

Të ngjajshme