Artikulli i “The Times”, Rama: Përcjell Shqipërinë 2025 për turizëm cilësor dhe me standarde

11 Qershor, 2025 - 8:45 pm

E përditshmja britanike “The Times” i ka kushtuar një tjetër  artikull Shqipërisë, ku promovon potencialin turistik të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot artikullin e publikuar në “The Times”. Ai thekson se artikulli “udhëton drejt vendit tonë për të përcjellë Shqipërinë 2025 midis peizazheve të egra, vendosmërisë për të zhvilluar një turizëm cilësor dhe me standarde”.

“Përcjell Gjirokastrën ku midis rrugicave të ngushta e gurëve e historisë shekullore befason një jetë plot vitalitet dhe bashkëjetesë perfekte mes turistëve, tregtarëve, gurgdhendësve, artizanëve e banorëve, por edhe siteve të UNESCO-s e qyteteve si Pogradeci ku mund të përjetosh një anë vërtet autentike të Shqipërisë”, shtoi Rama.

Në artikullin e shkruar nga Laura Sanders, ftohen turistët të zbulojnë pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë.

Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do të zbuloni fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, shkruan Laura Sanders në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Times”./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme