Ndodh edhe kjo në Prishtinë, qytetari e merr rrjetën e tenisit në shtëpi që mos të ia zë askush fushën

18 Shtator, 2020 - 11:58 am

Në Tokbashqe, në kryeqytet, duket se dikujt ia ka zënë rrugën rrjeta e tenisit në fushë.

Në një fotografi shihet se në këtë park rrjeta e tenisit është larguar nga vendi ku ishte e vendosur.

Një qytetar ka shkruar se dikush nga qytetarët po i merr mekanizmat e rrjetës së tenisit që të mos ia zë askush fushën.

“Tokbashqe-Prishtinë. Dikush po i merr mekanizmat e rrjetës tenisit, që të mos ia zë askush fushën. Ai që e ka bërë sigurisht e sheh postimin. Marre duhet me t’ardh’ sepse edhe nëse luan që 5 vjet çdo ditë kjo nuk bëhet jotja”, ka shkruar qytetari. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme