Artistët shqiptarë në Holandë me koncert bamirësie për Shqipërinë

29 Shkurt, 2020 - 7:11 pm

Artistët shqiptarë në Holandë sot kanë realizuar një koncert bamirësie me qëllim restaurimin e Muzeut Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, i cili është dëmtuar nga tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë, shkruan KultPlus.com

Ky koncert është mbështetur edhe nga Ambasada e Italisë në Holandë si dhe nga Fondacioni Holandezo-Shqiptar (SNAV), teksa pjesë e këtij koncertit kanë qenë edhe disa artistë të huaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shtetit për Diasporën në Shqipëri përmes një postimi në Facebook.

“Sot, me 28 shkurt në mjediset e Kishes Keizersgracht, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Holandë, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Holandë dhe Fondacionin Holandezo-Shqiptar (SNAV), organizuan koncertin e bamirëisë për mbledhjen e fondeve për të mbështetur restaurimin e Muzeut Kombetar “Shtëpia me gjethe”, i cili u dëmtua nga tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë në 26 nëntor 2019″, thuhej ndër të tjera në postimin e tyre. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme