займ на карту онлайн потребительский кредит

Atdhetari Imzot Preng Doçi, themeluesi i shoqërisë letrare “Bashkimi”

24 Nëntor, 2020 - 4:28 pm

Imzot Preng Doçi ka qenë një ndër meshtarët më të zellshëm, atdhetar i flakët, poet dhe studiues.

Ai lindi më 2 shkurt 1846 në fshatin Bulgër. U shkollua në Shkodër e në Romë. Më 25 tetor të vitit 1888, Papa Leoni XIII me dekretin “Supra montim Mirditarum” e rimëkëmbë Abacinë e Oroshit në Mirditë dhe për Abat emëron imzot Preng Doçin.

Në fushën e jetës kulturor, Preng Doçi në vitin 1899 themeloi shoqërinë letrare “Bashkimi” me qëllim të zgjidhjes së çështjes së alfabetit në bazë të shkronjave latine dhe për përhapjen e shkollave e botimin e librave në gjuhën shqipe, që asokohe ishin pak e shumë të luftuara nga armiqtë e popullit shqiptar, sidomos turqit.

Në fushën e jetës kombëtare politike, Preng Doçi dha një kontribut të jashtëzakonshëm, e bashkoi Mirditën dhe i dha një njësi të vetme. Në “relacionin e tij mbi gjendjen e Abacisë së Shën Llezhdrit të Mirditës”, imzot Doçi mes tjerash shkruan se Mirdita është “si një shtet i vogël autonom” popullsia e së cilës është krenare për lirinë e vet. Për këtë arsye Mirdita duhet të jetë një nukleus – qelizë e një shteti shqiptar. Kjo ëndërr e tij qe kohëshkurtër, sepse turqit e shuan kryengritjen e mirditorëve të cilën e organizoi ai.

Për këtë arsye turqit e internuan në Stamboll, nga ku me ndërmjetësimin e kardinali armen Azarian lirohet dhe shkon në Romë, ku Selia e Shenjtë e dërgon me misionin diplomatik në SHBA, Kanada, Indi e vende tjera, derisa me ndërmjetësimin e kardinajve të Vatikanit Aliardi e Jakobini, më 1888 u kthye në Shqipëri si Abat i Mirditës.

Më 1911 – 1912 udhëhoqi kryengritjen e Mirditës kundër osmanlinjve. Pa e prekur kurrë misionin e tij fetar, nën ndikimin e zgjimit kombëtar të popullit dhe të ngjarjeve të mëdha politike të kohës, ai u bë një nga paraardhësit e letërsisë së Rilindjes në Shqipëri.

Dy nga poezitë më të rëndësishme të tij janë “Një kushtrim shqiptarëve” dhe “Shqipnia nën zgjedhën turke”, shprehin shqetësimin, dhimbjen për gjendjen e mjeruar të popullit, të vendit dhe krenarinë e Abatit Doçi për të kaluarën.

Doçi shkroi poezi, dy prej të cilave u botuan: njëra u botua në Livorno në një libër të Dhimitër Kamardës ku qenë mbledhur poezi në dialekte të ndryshme të gjuhës shqipe që i ishin kushtuar Elena Gjikës. Kjo vjershë është shkruar në 10 strofa me 6 vargje, me varg dhjetërrokësh. Titullin e ka “Kâjkë per Zojen Doren d’Istries” dhe fillon “Dheu i em! me trima plot nji herë,…”. Më 1925 P. Justin Rrota e riboton në veprën “Literatyrës Shqype” që vjersha të ishte në duart e shkollarëve të rinj.

Ndërroi jetë më 22 shkurt të vitit 1917. Së bashku me imzot Gaspër Krasniqin nga Kosova, imzot Preng Doçi u angazhua me mish e shpirt në luftën kundër pushtimit të turqve dhe për përparimin kulturor e të gjithanshëm të popullit shqiptar e Vendit./ KultPlus.com

Të ngjajshme