Aubrey Plaza: Zia është si një ‘oçean i madh tmerri’

20 Gusht, 2025 - 4:50 pm

Aktorja Aubrey Plaza ka folur për herë të parë për humbjen e bashkëshortit të saj, regjisorit Jeff Baena, i cili vdiq shtatë muaj më parë, në janar, në moshën 47-vjeçare.

Në një intervistë në podkastin e Amy Poehler, shoqja e saj nga seriali “Parks and Recreation”, Plaza tregoi se jeta është një “luftë e përditshme”. E pyetur se si ndjehej, ajo tha:
“Mendoj se jam mirë,” përpara se të krahasonte zinë me një “oçean të madh tmerri”.
“Ndonjëherë dua të futem brenda dhe ta përjetoj plotësisht,” tha ajo. “Ndonjëherë vetëm e shikoj, e ndonjëherë përpiqem të largohem prej tij. Por ai është gjithmonë aty.”

Plaza dhe Baena u martuan në vitin 2021 dhe kishin bashkëpunuar në filma si komedia horror “Life After Beth” (2014) dhe “The Little Hours” (2017). Ata ishin ndarë në shtator 2024, sipas hetimeve të bërë nga Zyra e Mjekësisë Ligjore në Los Anxhelos.

Në podkast, Poehler e pyeti në fillim se si ishte, dhe Plaza u përgjigj:
“Në këtë moment të tanishëm, ndihem e lumtur që jam me ty.”
“Në përgjithësi, jam këtu dhe funksionoj. Ndihem mirënjohëse që po ec nëpër botë. Mendoj se jam mirë, por është një luftë e përditshme, natyrisht.”

Për të përshkruar ndjenjën e zisë, ajo përmendi filmin e vitit 2025 “The Gorge”, që tregon për dy snajperë në anët e kundërta të një humnere të thellë plot me krijesa të frikshme.
“Kur e pashë atë film, mendova: kjo është si ndjehet zia ime. Gjithmonë është një humnerë e madhe me përbindësha, një oçean i tmerrshëm që është aty,” tha ajo.

Aubrey Plaza njihet gjithashtu për rolet në “The White Lotus” dhe në serialin e Marvel “Agatha All Along”, dhe ishte duke promovuar filmin e saj të ri “Honey Don’t!”.

Jeff Baena ishte i njohur për skenarin e filmit “I Heart Huckabees” (2004) dhe për regjinë e filmave si “Joshy” (2016), “The Little Hours” (2017) dhe “Horse Girl” (2020)./BBC/KultPlus.com

Të ngjajshme