Avancon projekti i Qendrës Multifunksionale të Parkut Arkeologjik të Bylisit

9 Maj, 2025 - 9:34 am

 Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim, në Bylis u zhvillua një takim në terren me përfaqësues të IKTK, AICS, Njësitë e Administrimit dhe të Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni-Bylis dhe konsulentët e kontraktuar.

Takimi kishte si qëllim koordinimin e punës për hartimin e projektit të Qendrës Multifunksionale dhe Planit të Konservimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit.

Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm në zbatimin e Planit të Menaxhimit të parkut, të cilin IKTK mbështet dhe ndjek me përkushtim, në funksion të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Parku arkeologjik i Bylisit shtrihet në zonën e Mallakastrës, rreth 1.5 km larg fshatit të Hekalit dhe rreth 8 km larg qytetit të Ballshit. Parku Arkeologjik i Bylisit dhe rrënojat arkeologjike të Klosit paraqiten sot si përfaqësuesit më tipikë të qytetërimin ilir në shekullin V-I p. Kr., dhe gjithashtu si një pol i ri për zhvillimin e turizmit kulturor me potencialin për të pasuar ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm të krahinës së Mallakastrës. / atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme