займ на карту онлайн потребительский кредит

Babi nuk është ‘babysitter’

12 Korrik, 2020 - 12:30 pm

Ka shumë internet mimsa qesharake për nënat me shprehje fytyre të çliruar “kur më në fund ja len fëmijët babit dhe del të pijë një kafe”, ose kur babi kthehet nga puna në një familje ku nëna nuk është e punësuar, si ajo vrapon me të katërta nga shtëpia pasi mezi ka pritur të gjëjë një moment për vete nga fëmijët e ngjitur për të, gjatë gjithë kohës. Dhe këto madje janë të gjitha qesharake në llogari të vet, pasi i kanë bërë vet nënat për ta pasqyruar kreativisht realitetin e tyre.

E merrni dot me mend se kështu, natyrshëm babi del në rol të dytë të kujdestarit të fëmijëve dhe kjo është ok, derisa ende mund ta quajmë prind dhe jo babysitter i mamit.

Është pra çështja e konceptimit sikur babi nuk është i bëmë të jetë pranë fëmijëve si kujdestar por vetëm si një kënaqësi shtesë …

Më problematikja do të kisha thënë është se në traditën tonë që tashmë ka ndryshuar por jo tërrësisht, janë vetë nënat ato që nuk preferojnë ta lënë fëmijun e saj me babin, por gjithnji e zgjedhin ndonjë grua të familjes, nënën apo vjehrrën. Nëse i pyet të thonë, “nuk desha ta angazhoj të ma ruaj beben!”, apo “ku din ai”, hmmm … ai din shumë mirë në fakt, nëse ti i lejon të dijë! Është pra çështja e konceptimit sikur babi nuk është i bëmë të jetë pranë fëmijëve si kujdestar por vetëm si një kënaqësi shtesë, për ta nxjerrë të shëtis, apo për ti blerë diçka, por jo edhe për ta ushqyer, pastruar, edukuar. Dhe nëse këtë e keni krijuar si kulturë në shtëpi, atëherë mos u mërzitni kur fëmiu juaj ta preferoj babin më në fund. Është normale, me të i bën të gjitha gjërat më zbavitëse …

Babi nuk është një babysitter, ai është prind! Dhe si i tillë duhet të menaxhoni një ndarje përgjegjësie në mënyrë të tillë që ne nënat mund të përfitojmë nga pauzat që na takon ti marrim, dhe ai të përfitoj nga koha që i takon të kaloj me fëmijët dhe me të edhe të kënaqet. Është për tu admiruar krenaria që ndjenë një babi i mirëfilltë kur ka arritur me sukses të ç‘montoj bombën e pelenës së bebit. Mos e privoni ju nga këto përjetime familjare duke bërë perfekten! As duke dashur të ju shmangeni “muhabeteve”.

Burimi: ninanena.info / KultPlus.com

Të ngjajshme