Barbie debuton kukullën në ngjashmëri me krijuesen e britanike të vaksinës anti-Covid

4 Gusht, 2021 - 10:55 am

Formuesja britanike e vaksinave anti-Covid, Sarah Gilbert ka marrë shumë lëvdata për meritat e saj shkencore. Por, ajo tani ka hyrë në një grup me Beyonce, Marilyn Monroe dhe Eleanor Roosvevelt, pasi është bërë një kukull barbie në ngjashmëri me të.

Gilbert, një profesoreshë 59-vjeçare në Universitetin e Oksfordit dhe bashkë-krijuese e vaksinës Oxford/AstraZeneca, është një nga gjashtë gratë në luftën kundër COVID-19 që kanë Barbie të modeluara sipas pamjes së tyre, transmeton KultPlus.

Prodhuesi i këtyre kukullave, Mattel Inc (MAT.O) po i rëndit ato me një linjë kukullash Barbie “role model”.

Barbie e Gilbert ka flokët e saj ngjyrë gështenjë të gjatë dhe syzet e zeza të mëdha, ajo vesh një kostum blu dhe një bluzë të bardhë.

“Është një koncept shumë i çuditshëm të kem një kukull Barbie të krijuar në ngjashmërinë time,” tha Gilbert në një intervistë për Mattel.

Ndër të nderuarit janë edhe infermierja e dhomës së urgjencës, Amy O’Sullivan e cila trajtoi pacientin e parë COVID-19 në Spitalin Wycoff në Brooklyn, Nju Jork dhe Audrey Cruz, mjekja e vijës së parë të frontit në Las Vegas.

Kukulla të tjera përfshijnë Chika Stacy Oriuwa,  një fizikante në Universitetin e Torontos, e cila luftoi racizmin sistemik në kujdesin shëndetësor, dhe studiuesja biomjekësore braziliane Jaqueline Goes de Jesus, e cila drejtoi sekuencimin e gjenomit të një varianti COVID-19 në Brazil, tha Mattel./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme