Baton Haxhiu me deklaratë skandaloze: Di Caprios t’i bëjmë dhuratë një vajzë të bukur

14 Prill, 2021 - 7:13 pm

Në një ballafaqim televiziv mbi të ardhmen e lumit Vjosa, gazetari i njohur Baton Haxhiu lëshon një batutë krejt të pavend.

Aktori i njohur hollivudian Leonardo Dicaprio ka bërë thirrje të përsëritura për ruajtjen e lumit Vjosa dhe gjithë luginën e saj prej rreth 272  kilometrash ta shpallë zonë të mbrojtur pasi është lumi i fundit i egër në Evropë.

Lumi Vjosa buron në Greqi, rreth 80 km nga kufiri shqiptar. Në territorin shqiptar gjatësia e këtij lumi është 192 km.  Lugina e Vjosës është nga më të bukurat e Shqipërisë dhe e vetmja që deri tani i ka shpëtuar ndërhyrjes së dorës së njeriut. Debati nëse duhet të shfrytëzohet burimi ujor i saj për të ndërtuar hidrocentrale është i hershëm. Mbrëmë në emisionin Shock të Euronews Albania po diskutonin për këtë çështje gazetarët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu. I pari mbronte idenë e Parkut Kombëtar të Vjosës i dyti e kundërshtonte atë. Në një moment moderatorja e emisionit përmend edhe apelin e aktorit Leonardo Di Caprio në favor të mbrojtjes së Luginës së Vjosës.

Ky moment shënon edhe një irritim të gazetarit Haxhiu. Pasi i drejtohet . Di Caprio me pyetjen “Kush është Leonardo Di Caprio” Batoni tejkalon gjitha pritshmëritë duke lëshuar batutën krejt të pavend:

 “ Lleonado Dicaprios gjen një vajzë të bukur këtu, ia ofron dhe thu dhuratë e ke, aty pajtohem” . / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme