Biden: Shtatë dekadat e mbretërimit të Elizabeth II dëshmuan një epokë përparimi të paparë njerëzor

18 Shtator, 2022 - 9:27 pm

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, duke thënë se Madhëria e saj ishte më shumë sesa një monarkë dhe se përcaktoi një epokë.

“Në një botë me ndryshime të vazhdueshme, ajo ishte një prani e qëndrueshme dhe një burim ngushëllimi dhe krenarie për brezat e britanikëve, duke përfshirë shumë që nuk e kanë njohur kurrë vendin e tyre pa të”, thuhet në njoftim.

“Një admirim i vazhdueshëm për Mbretëreshën Elizabeth II bashkoi njerëzit në të gjithë CommonWealth. Shtatë dekadat e mbretërimit të saj historik dëshmuan një epokë përparimi të paparë njerëzor dhe marshimin përpara të dinjitetit njerëzor”.

“Ajo ishte monarkja e parë britanike me të cilën njerëzit në mbarë botën mund të ndjenin një lidhje personale dhe të menjëhershme – pavarësisht nëse e dëgjuan në radio si një princeshë e re duke folur me fëmijët e Mbretërisë së Bashkuar, ose u mblodhën rreth televizorëve të tyre për kurorëzimin e saj. Dhe ajo nga ana e saj ia kushtoi gjithë jetën shërbimit të tyre”.

Të ngjajshme