Bill Gates: Bota duhet të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2022

26 Mars, 2021 - 6:25 pm

Bota duhet të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2022 falë vaksinave Covid-19, ka thënë njëri nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates në një intervistë për gazetën polake Gazeta Wyborcza dhe transmetuesin televiziv TVN24.

Kjo është një tragjedi e pabesueshme“, tha bashkëthemeluesi i Microsoft mbi pandeminë, duke shtuar se lajmi i vetëm i mirë ishte hyrja në vaksina, transmeton KultPlus.

Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet,” tha Gates.

Gates, një miliarder i cili dha dorëheqjen si kryetar i Microsoft Corp në 2014, përmes fondacionit të tij filantropik Bill dhe Melinda Gates ka angazhuar të paktën 1.75 miliardë dollarë në përgjigjen globale të pandemisë COVID-19.

Kjo përfshin mbështetjen për disa prodhues të vaksinave, diagnostikimit dhe trajtimeve të mundshme.

Struktura COVAX, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI), synon të sigurojë 2 miliardë doza vaksinash për vendet me të ardhura më të ulëta deri në fund të vitit 2021. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme