Blair: Populli kosovar ka kaluar shumë gjëra, ato i ka kapërcyer tashmë, tani duhet ndërtuar një të ardhme të denjë

12 Qershor, 2020 - 5:30 pm

“Më 1999, mora vendimin si Kryeministër që Britania t’i bashkohej forcave tjera të NATO-s, për të ndërhyrë në konfliktin në Kosovë për t’i parandaluar humbjet e jetës, dhe për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe gjithë Evropës.

Në njëzet vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të një brezi të ri Kosovar që ka marrë të ardhmen në duart e tyre dukë kanalizuar energjinë në ndërtimin e kombeve. Uroj popullin e Kosovës për këto përpjekje.

Popullit kosovar i them: Ju keni kaluar shumë gjëra, ato i keni kapërcyer tashmë. Tani duhet ta ndërtoni një të ardhme të denjë për njerëzit tuaj. Kam besim që ky vizion do të jetë realiteti i ardhshëm për Kosovën dhe njerëzit e saj”. /KultPlus.com

Të ngjajshme