Boksieri Robin Krasniqi nesër zhvillon meqin e madh në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

4 Gusht, 2023 - 2:50 pm

Një nga betejat më të rëndësishme për kampionin tonë, Robin Kranisiqi po vjen nesër.

Boksieri Robin Krasniqi do të sjell meqin e radhës në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan KultPlus.

Krasniqi është shprehur se gjithmonë e ka ndjerë obligim të bëj një mbrëmje të madhe boksi në Prishtinë dhe tani ka ardhur koha.

“Si bir i prindërve shqiptarë, si fëmijë i luftës në Kosovë dhe si kampioni i parë botëror, me prejardhje shqiptare, në boksin profesionist, gjithmonë e kam ndjerë obligim të bëj një mbrëmje të madhe të boksit në Prishtinë dhe tani ka ardhur koha, të dashur fansa dhe miq!

Luftën e radhës do ta bëj në stadiumin e futbollit të Prishtinës (Stadiumi Fadil Vokrri) më 5 gusht 2023, duke i ofruar një Event të madh atdheut tim. Unë po e pres me padurim këtë mbrëmje dhe shpresoj që të kem bërë të lumtur edhe shumë prej jush miq të dashur”, pati shkruar Krasniqi në njoftimin e tij për ndeshjen e madhe që pritet të zhvillohet nesër. / KultPlus.com

Të ngjajshme