Borne: Lufta kundër bullizmit është një prioritet absolut për vitin e ri shkollor

27 Shtator, 2023 - 11:34 pm

Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne ka bërë thirrje për një mobilizim të përgjithshëm për të luftuar bullizmin në shkolla.

Kjo do të bëhet me një sërë masash që variojnë nga raportimi sistematik i rasteve në gjykata deri te përjashtimi i nxënësve që nga ngacmojnë të tjerët nga rrjetet sociale.

Qeveria kohët e fundit është kritikuar për mënyrën se si i ka trajtuar disa raste dramatike.

Borne tha se lufta kundër bullizmit është një prioritet absolut për vitin e ri shkollor, raporton “Euronews”.

Në kuadër të këtij vendimi do të ketë një numër të urgjencës që i dedikohet bullizmit kibernetik.

Plani gjithashtu kërkon që të gjithë anëtarët e komunitetit arsimor të trajnohen në luftën kundër ngacmimit deri në fund të një periudhe pesëvjeçare.

Në përgjithësi, të gjithë të rriturit që punojnë me të mitur, për shembull në sport ose në kampe, do të marrin trajnime mbi temën e bullizmit.

Qeveria kërkon gjithashtu të vendosë konfiskimin e telefonave dhe të bëjë të mundur përjashtimin e nxënësve ngacmues nga rrjetet sociale. /KultPlus.com

Të ngjajshme