Bredhi i Sotirës, destinacion unik në çdo stinë

12 Prill, 2023 - 8:58 am

Parku Bredhi i Sotirës është një destinacion unik në çdo stinë, pasi ofron një panoramë të plotë të të gjitha kateve të bimësisë me shtrirje vertikale.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura solli sot të dhëna interesante mbi parkun me bimësinë e tij që nis nga shkurret mesdhetare, me marenë, prallin, dushqet e ndryshme, gështenjën dhe bredhin e Maqedonisë, për të vijuar më tej deri në kullotat alpine të Stugarës dhe të Murganës.

Terreni ka një larmi formash gjeomorfologjike ku në pjesën e sipërme ka shpate me pjerrësi shumë të madhe dhe shkëmbinj të thepisur, të cilët përbëjnë një peizazh të mrekullueshëm turistik.

Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë vizitorë e kanë kthyer këtë park në destinacion me peizazhe mahnitëse në çdo stinë. /atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme