Butrint Lumi shpërblehet me çmimin ‘Aktori më i mirë’ në Etno Fest

21 Gusht, 2023 - 11:24 pm

Mbrëmë është përmbyllur edicioni i 13-të i Festivalit për Art dhe Trashëgimi Kulturore, EtnoFest në fshatin Kukaj, shkruan KultPlus.

Në natën përmbyllëse të këtij edicioni, Festivali EtnoFest ka ndarë edhe disa çmime ndër ta edhe çmimin për aktorinmë të mirë.

Çmimin ‘Aktori më i mirë’ e mori aktori Butrint Lumi me shfaqjen ‘Kërkohet bashkëshort i ri”.

Për natyrshmërinë, ekspersivitetin në veprim, përthyerjet e karakterit nëpër situata pa sforcime dhe teprime gjestikulative gjithënjë duke e ruajtur personazhin në orgjinen e tij./KultPlus.com

Të ngjajshme