Buxhovi publikon listën e Anëtarëve të Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e nënshkruar nga 23 intelektualë

21 Dhjetor, 2022 - 9:20 am

Në vigjilie të 33 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, historiani Jusuf Buxhovi ka publikuar listën e anëtarëve të këshillit nismëtar për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjellë KultPlus.

Lista me Anëtarët e Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e nënshkruar nga 23 intelektualë të njohur të vendit (akademikë, shkrimtarë, historianë, publicistë e të tjerë) paraqet pikënisjen e fillimit të procedurës për mbajtjen e Kuvendit Themelues të partisë në përputhje me Ligjin Federativ për Shoqatat e qytetarëve dhe partitë politike, të aprovuar nga Kuvendi i RFS-së në nëntor 1988.

Sipas ligjit federativ dhe assesi atij republikan, siç po spekulohet diku-diuku, thotë Buxhovi, çdo nismë qytetarë duhej të legjitimohej me kërkesën me shkrim të nënshkruar prej më së paku 11 qytetarëve, si parakusht për mbajtjen e kuvendeve themeluese, për të cilat duhej kërkuar leje te organet zyrtare (Ministria e Punëve të Brendshme). Kërkesa duhej të shoqërohej me programet partiake, statusin e partisë dhe formalitetet tjera.

Në përputhje me këto udhëzime ligjore, më 18 dhjetor 1989, në orën 9, SPB-së në Prishtinë, iu parashtrua kërkesa e shoqëruar me listën prej 23 qytetarëve, me çka u krijuan kushtet formale për mbajtjen e Kuvendit Themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989.

1. Jusuf Buxhovi, shkrimtar

2. Zekeria Cana, historian

3. Milazim Krasniqi, shkrimtar

4. Ajri Begu, ekonomist

5. Ibrahim Rugova, studius i letërsisë

6. Bujar Bukoshi, mjek

7. Fehmi Agani, profesor dhe socilog

8 Ibrahim Berisha, gazetar

9. Mehmet Kraja, shkrimtar

10. Ali Aliu, studiues i letërsisë

11Zenel Kelmendi, mjek

12. Ramiz Kelmendi, shkrimtar

13 Idriz Ajeti, akademik

14. Dërvish Rozhaja, akademik

15. Mark Krasniqi, akademik

16. Anton Çetta, profesor

17. Zenun Çelaj, gazetar

18. Mustafa Radoniqi, avokat

19. Basri Çapriqi, shkrimtar

20. Jusuf Bajraktari, historian

21. Xhemail Mustafa, gazetar

22 Hysen Matoshi, gazetar

23 Neshet Nushi, ekonomist. / KultPlus.com

….

Të ngjajshme